Lidhje

Sport: Ndeshje nga basketbolli amerikan; tenis: Williams tërhiqet nga finalja;  hokej: SHBA në vend të tretë - 2004-05-10


Nets - Pistons: 82-64

Në basketbollin profesionist amerikan, nga ndeshjet për Ligën e Lindjes, ekipi kampion Nets i New Jersey-it mundi Pistons të Detroidit me rezultatin e thellë 82-64.

Kjo ishte ndeshja e tretë e këtyre ekipeve në në fazën me eleminim të drejtpërdrejtë. Richard Jefferson shënoi 30 pikë për Nets, që luanin në fushën e tyre. Kjo ishte ndeshja e parë për këtë fazë për Nets të New Jersey-it.

Lakers - Spurs: 82-64

Në Ligën e Perëndimit, Lakers të Los Angelosit mundën të djelën Spurs të San Antonios po me rezultat të tellë 105-81. Megjithatë, Spurs, kampionia në fuqi, vazhdon të udhëheqë me ndeshje 2-1.

Shaquille O’Neil shënoi për Lakers, që luante në fushën e vet, 28 pikë dhe mori topin nga tabela 15 herë. Kobe Bryant nga ana e tij shënoi 22 pikë, e mori topin 6 herë dhe dha gjashtë pasime që përfunduan me kosh.

Kurse për Spurs, argjentinasi Manu Ginobli shënoi 17 pikë, kurse Tim Duncan 13.

Hokej mbi akull: SHBA fiton Medaljen e Bronxtë

Përfundoi kapmionati botëror i hokeit mbi akull, që u zhvillua në Republikën Çeke. Ekipi i Shteteve të Bashkuara arriti të marrë medjaljen e bronxtë pasi mundi Sllovakinë.

Ndeshja përfundoi barazim pa gola edhe pas 10 minutave shtesë, meqenëse portierët, Jan Lasak, i Sllovakisë dhe, Ty Conklin, i Shteteve të Bashkuara luajtën shkëlqyeshëm duke bërë të paefektshme mjaft raste golash.

Penalltitë i fituan amerikanët 4-2.

Ndërkohë vendin e parë e zuri Kanadaja e cila mundi në ndeshjen finale Suedinë me rezultatin 5-3. Me fitoren e këtij titulli, Kanadaja barazon rekordin e mbajtur nga ish-Bashkimi Sovjetik dhe më pas Rusia si 23 herë kampion i botës.

Tenis, përfundon Turneu i Gjermanisë për Fusha të Hapura

Francezja Amelie Mauresmo u shpall kampione e turneut të Gjermanisë për fusha të hapura. Ajo vetëm sa u paraqit në finale, pasi finalistja tjetër, amerikania Venus Williams, u tërhoq për shkak të dëmtimit të kaviljes.

Williams rrezikon të mos marrë pjesë në turneun për fusha të hapura në Francë. Ajo ndrydhi dy herë kaviljen gjatë ndeshjes gjysmëfinale me adoleshenten kroate, Karolina Sprem. Fatin e Willimas e kanë pësuar kohët e fundit edhe yje të tjera të tenisit botëror për femra.

E treta në renditjen botërore, Mauresmo shprehu zhgënjimin e saj për mënyrën se si iu dha titulli kampion i turneut në Gjermani. Ky ishte i pari për të këtë vit dhe i 11-i i karrierës. Edhe Amelie Mauresmo ka munguar në disa veprimtari për shkak të dëmtimeve të shpinë, e po ashtu edhe Jennifer Capriati, të cilën e mundi të shtunën në ndeshjen gjysmëfinale.

Futboll për femra: SHBA - Meksikë 3-0

Vazhdojmë tani me futboll. Ekipi kombëtar i Amerikan i femrave, mundi Meksikën me rezultatin e thellë 3-0 duke duke zhvilluar një lojë të fortë në pjesën e dytë të ndeshjes.

Gati 18 mijë tifozë e ndoqën këtë ndeshje miqsore në kushtet e një moti të ngrohtë dhe me diell. Kjo është ndeshja e dytë përgatitore për ekipin amerikan të femrave për këtë vit dhe e gjashta gjithsejt para se nisjes për në Lojrat Olimpike të Greqisë.

Trajneri meksikan kishte po atë formacion prej 18 lojtaresh që e mundën Brazilin 5-1 në Alabama më 24 prill në një turne ndërkombëtar. //az//

XS
SM
MD
LG