Lidhje

Grupet palestineze mbajnë trupat e gjashtë ushtarëve izraelitë - 2004-05-12


Grupet ekstremiste palestineze thonë se mbajnë trupat e gjashtë ushtarëve izraelitë të vrarë gjatë një ditë luftimesh në Qytetin Gaza, në të cilat humbën jetën edhe tetë palestinezë.

Televizioni transmetoi pamje, në të cilat ekstremistët shihen duke paraqitur triumfalisht trupat e 6 ushtarëve. Xhihadi Islamik dhe Brigadat Martire Al-Aksa thonë në një dceklaratë të përbashkët se do t’i bëjnë të njohura kushtet për kthimin e trupave.

Ushtarët izraelitë u vranë kur një bombë e vendosur në anë të rrugës nga grupi ekstremist Hamas hodhi në arë makinën e tyre të blinduar gjatë në sulmi në Qytetin Gaza, në të cilin u plagosën më shumë se 100 palestinezsë. Izraeli thotë se nuk do të hyjë në negociata për kthimin e trupave e ushtarëve të vrarë.

XS
SM
MD
LG