Lidhje

Kryeadministratori Holkeri në gjendje jo të mirë shëndetësore - 2004-05-13


Zyrtarët e Kombeve të Bashkuara njoftuan se kryeadministratori i Kosovës është shtruar në një spital të Strasburgut.

Një zëdhënës i OKB-së tha se zoti Harri Holkeri është fizikisht i plogësht dhe do të jetë nën vëzhgimin e mjekëve për disa ditë. Ai u sëmur pas një darke mbrëmë në Këshillin e Evropës. Zëdhënësi tha se gjendja e zotit Holkeri është pasojë e plani të ngarkuar pune.

Ish kryeministri finlandez drejton misionin e Kombeve të Bashkuara të ngarkuar me detyrën për administrimin dhe paqeruajtjen në Kosovë. Përleshjet etnike të marsit shkaktuan vrasjen e 19 personave, plagosjen e qindra të tjerëve dhe mijëra të pastrehë. Zoti Holkeri ka thënë se dhuna tronditi deri në themele misionin ndërkombëtar në Kosovë.

XS
SM
MD
LG