Lidhje

Forcat e koalicionit në Irak vazhdojnë të përleshen me përkrahësit e al-Sadrit - 2004-05-13


Zyrtarë ushtarakë amerikanë thonë se në luftimet e sotme në qytetin e shenjtë irakian të Karbalës mbeten të vrarë të paktën dy anëtarë të milicisë së klerikut radikal shiit Moktada al-Sadër.

Gjenerali Mark Kimit u tha sot gazetarëve në Bagdad se anëtarë të milicisë së klerikut al-Sadër sulmuan forcat irakiane dhe të koalicionit në qytetin e shenjtë shiit për të katërtën ditë me radhë. Ai tha se edhe dy anëtarë të tjerë të milicisë u vranë mbrëmë vonë.

Gjenerali Kimit tha se më në jug, në qytetin Naxhaf, sot mbretëroi një qetësi relative pas luftimeve të djeshme intensive, në afrësi të objekteve të shenjta fetare që lanë të vrarë disa irakianë. Në qytetin verior të Mosulit, në një sulm me granada apo mortaja kundër një qendër rekrutimi të forcave irakiane, mbeten të vrarë 4 irakianë dhe të paktën 14 të tjerë u plagosën.

Ndërkohë, njoftohet se 14 anëtarë të milicisë së klerikut al-Sadër janë vrarë gjatë një periudhe 24 orëshe në një lagje shiite të Bagdadit. Dhe gjatë një sulmi kundër forcave të koalicionit nën komandën britanike në qytetin Al-Amara u vranë 16 luftëtarë irakianë. Në këtë sulm u plagosën edhe dy ushtarë të koalicionit.

Një raketë që goditi sot kompleksin e selisë së koalicionit në Bagdad nuk shkaktoi dëme të mëdha, por la dy veta të plagosur.

//ze//

XS
SM
MD
LG