Lidhje

Administrata kërkon edhe një fond prej 25 miliardë dollarësh për operacionet ushtarake në Irak dhe Afganistan - 2004-05-14


Një zyrtar i lartë i departamentit amerikan të mbrojtjes u bëri thirrje ligjvënësve që të miratojnë një fond prej 25 miliardë dollarësh për operacionet ushtarake në Irak dhe Afganistan, megjithë kritikat e disa anëtarëve të kongresit për këtë kërkesë.

Nën-sekretari amerikan i mbrojtjes, Paul Wolfowitz i tha dje një komisioni të senatit se ky fond do të ndihmojë në mbulimin e shpenzimeve ushtarake të paparashikueshme dhe në afatin e shkurtër si në Irak ashtu edhe në Afganistan. Zoti Wolfowitz tha se Pentagoni ka të ngjarë të kërkojë një shumë më të madhe për operacionet ushtarake në ato dy vende në fillim të vitit të ardhshëm, duke e çuar shumën e 2 kërkesave në më shumë se 50 miliardë dollarë.

Pritet që kongresi ta miratojë kërkesën. Por disa senatorë e kritikuan kërkesën e Pentagonit për të kontrolluar mënyrën se si shpenzohen fondet.

//ze//

XS
SM
MD
LG