Lidhje

Michael Scott Speicher i vetmi amerikan ende i zhdukur nga lufta e parë e Gjirit Persik - 2004-05-14


I vetmi amerikan të cilit ende nuk i dihet fati që nga lufta e Gjirit Persik e vitit 1991 është kapiteni i marinës amerikane, Michael Scott Speicher. Ai ishte pilot i një avioni F-18, që u sulmua ose u rrëzua në shkretëtirën e Irakut midis Bagdadit dhe kufirit jordanez më 17 janar të vitit 1991.

Në mars të vitit 1991, të gjithë të burgosurit e koalicionit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, vend-ndodhja e të cilëve dihej, u kthyen në atdhe. Edhe kufomat e të gjithë të vrarëve në veprim u kthyen me përjashtim të pilotit Speicher dhe një piloti nga Arabia Saudite. Në maj të vitit 1991, Shtetet e Bashkuara e ndryshuan statusin e zotit Speicher nga i humbur në veprim në i vrarë në veprim.

Pas negociatave të gjata dhe të vështira me regjimin e Sadam Huseinit, në dhjetor të vitit 1995 ekspertët amerikanë vizituan vendin ku u rrëzua aeroplani i zotit Speicher dhe kaluan 5 ditë duke bërë hetime. Qeveria amerikane u bëri presion autoriteteve irakiane për informacion në lidhje me zotin Speicher, por bashkëpunimi mungoi. Lajmet nga një numër burimesh lanë të kuptohet se ai mund t’i ketë shpëtuar gjallë rrëzimit të aeroplanit. Si rezultat, në janar të vitit 2001, marina amerikane e ndryshoi përsëri statusin e pilotit Speicher, duke e përcaktuar si të humbur në veprim. Në 11 tetor të vitit 2002, statusi i tij u riklasifikua si i zhdukur në robëri.

Që prej përfundimit të luftimeve kryesore në Irak në maj të vitit të kaluar, Shtetet e Bashkuara kanë bërë përpjekje intensive për të gjetur kapitetin Speicher ose trupin e tij. Këto hetime vazhdojnë.

Zona ku u rrëzua aeroplani i zotit Speicher njihet si zona Bedouin. Shtetet e Bashkuara besojnë se banorët e kësaj zone, të cilët ndodheshin aty në kohën e rrëzimit të aeroplanit, mund të kenë informacione rreth fatit të zitit Speicher. Shtetet e Bashkuara do t’i japin strehim çdo personi dhe familjes së tij ose saj nga çdo vendi i Lindjes së Mesme, që personalisht ua dorëzon kapitetin Speicher autoriteteve amerikane. Çdo kush që ka informacione lidhur me pilotin Speicher duhet të kontaktojë autoritetet amerikane.

//ze//

XS
SM
MD
LG