Lidhje

Video e re me UFO?! - 2004-05-14


Zyrtarë të Forcave Ajrore Meksikane, kanë publikuar ditët e fundit një video ku ata thone se mund te shihen 11 objekte fluturuese te paidentifikuara, UFO.

Zyrtarët mendojne se objektet që fluturonin në hapësirën mbi shtetin Campeche jane jashtë-tokësore. Pilotët thone se videoja u xhirua nga nje kamera me rreze infra te kuqe, gjate patrullimit ajror për trafikantët e drogës mbi zonën bregdetare.

Njoftimet thonë se videoja, e cila u transmetua edhe nga televizionet meksikane, tregon objekte të ndritshme si prozhektorë që fluturonin në qiellin e errët. Sipas pilotëve, këto objekte i rrethuan aeroplanët ushtarake ndërkohe që keta po zhvillonin misionin në kërkim të trafikantëve.

Nga ana tjetër, agjencia e lajmeve Reuters thotë se Meksika njihet si një rajon ku janë pare objekte jashtëtokësore, pohime të cilat janë hedhur poshtë nga shkencëtaret, duke thënë se fjala është për mbeturina qiellore, raketa, balona për parashikimin e motit, apo fenomene të tjera natyrore.// lk //

XS
SM
MD
LG