Lidhje

Nata e fundit e festivalit evropian të këngës - 2004-05-15


Sot në Stamboll të Turqisë është nata e fundit e festivalit evropian të këngës me këngëtarë nga 24 vende, që pritet të ndiqet nga 100 milionë spektatorë dhe telespektatorë nga e gjithë bota.

Konkurrentët në festivalin më të njohur të këngës në Evropë janë në garë për të zënë vendin e parë duke bërë kështu të mundur mbajtjen e festivalit në vendin e tyre vitin e ardhshëm.

Për këtë vit duket se Greqia është më e favorizuara me këngëtarin Sakis Rouvas, që interpreton këngën “Shake it” ku kombinohen ritmi grek dhe një vallëzim provokativ. Një tjetër pretendente është ukrainasja Ruslana, që do të këndojë “Wild Dances”, një këngë me motive popullore dhe vallëzim nga vendi i saj.

Mes pretendeteve kryesore është edhe shqiptarja Anjeza Shahini me këngën “Imazhi yt”, me muzikë të Edmond Zhulali dhe tekst të Agim Docit. Është hera e parë që Shqipëria që merr pjesë në festivalin evropian. Në emisionin e nesërm Ditari ne do të përpiqemi të lidhemi drejtpërdrejt me Anjezën për një intervistë.

//rd//

XS
SM
MD
LG