Lidhje

Bush: trupat amerikane do të qëndrojnë në Irak edhe pas 30 qershorit - 2004-05-15


Presienti Bush thotë se trupat amerikane do të qendrojnë në Irak edhe pas kalimit të pushtetit, deri sa forcat e reja irakiane të sigurimit të mund të mbrojnë vendin ndaj ”agresionit nga jashtë dhe subvercionit nga brenda”. ”Qeveria e re e përkohshme irkaiane do të marrë autoritet sovran. Amerika do të mbajë angazhimet e saj ndaj pavarësisë dhe dinjitetit kombëtar të popullit irakian. Megjithatë, misioni i ushtrisë sonë për të ndihmuar në garantimin e sigurisë do të vazhdojë edhe pas 1 qershorit”, tha presidenti.

Sekretari amerikan i Shtetit, Colin Powell, dhe homologët e tij nga Britania, Italia dhe Japonia thanë dje se do t’i tërhiqnin trupat e tyre nga Iraku, nëse adminstrata e re e përkohshme vendos se mund ta përballojë gjendjen. Por Sekretari Powell tha se ka shumë pak gjasa që atyre t’u kërkohet që të largohen nga Iraku.

Në fjalimin e tij të përjavshëm në radio, Presidenti Bush tha se marinsat amerikanë po patrullojnë bashkarisht me forcat irakiane të sigurimit brenda dhe jashtë Falluxhës për të marrë kontrollin mbi këtë qytet nga ata që ai i quajti besnikë të Sadam Huseinit, luftëtarë të huaj dhe ekstremistë të tjerë.

Përreth qyteteve Naxhaf dhe Karbala, thotë Presidenti Bush, forcat amerikane dhe irakiane po shkatërrojnë sistematikisht anëtarë të armatosurtë milicisë së klerikut Moqtada al-Sadr. ”Populli irakian është kundër veprimeve të kësaj milicie të paligjshme dhe udhëheqësit fetarë shiitë i kanë bërë thirrje që të tërhiqet. Ditët e fundit ka patur demonstrata, në të cilat irakianë të thjeshtë kanë dalë në rrugë duke i bërë thirrje milicisë të tërhiqet nga qytetet e tyre”.

Presidenti Bush tha gjithashtu se përgjegjësit për abuzim ndaj të ndaluarve irakianë nën kontrollin amerikan do të dalin para drejtësisë. ”Amerika ka respekt të madh për popullin irakian dhe ne jemi të vendosur të mos i fshehim dhe t’i ndëshkojmë abuzimet ndaj të ndaluarve irakianë. Janë ngritur aktpadi ndaj 7 ushtarëve dhe gjyqi i parë është caktuar të fillojë javën e ardhshme. Administrata, ime, tha presiednti Bush, dhe ushtria amerikane janë të vendosura që abuzime të tilla të mos ndodhin më”.

Në përgjigjen e demokratëve ndaj fjalimit të përjavshëm të presidentit, Senatori Kerry fajësoi politikat e administratës, të cilat sipas tij, kanë kontribuar në këto keqtrajtime, përfshirë ato që ai i quajti mungesë komande, kontrolli dhe kualifikimi të mjaftueshëm. ”Amerika nuk duhet kurrë të hyjë në luftë për shkak se ashtu dëshëron, por vetëm në rast se është e detyruar. Ne e kemi për detyrë ta garantojmë këtë. Nëse trupat amerikane janë vënë në rrezik, ata do të kenë udhëheqjen e duhur, stërvitjen e duhur, një msion të qartë, një ide të qartë për detyrën e tyre dhe për atë që nuk duhet të bëjnë”.

Senatori Kerry foli mbi shërbimin e tij në radhët e forcave detare amerikane dhe vuri në diskutim rolin udhëheqës të administratës pas luftës. ”E kemi për detyrë të garantojmë se në terren ndodhen mjaft trupa për të kryer misionin me shpejtësinë më të madhe dhe rrezikun më të vogël. E kemi për detyrë të hedhim vështrimin para, në mënyrë që sapo të jetë arritur fitorja në fushën e betejës, të kemi gati planin për të fituar paqen”.

Senator Kerry ka votuar në favor të autorizimit të presidentit Bush për të përdorur forcën ushtarake kundër Irakut, por tani thotë se lufta ka qenë e gabuar dhe se duhej krijuar një koalicion më i gjerë ndërkobëtar.

//rd//

XS
SM
MD
LG