Lidhje

Sanksione kundë Sirisë - 2004-05-16


Shtetet e Bashkuara po vënë sanksione ndaj qeverisë siriane. Sanksionet përfshijnë ndalimin e eksportit të të gjitha prodhimeve amerikane, përveç ushqimeve dhe ilaçeve.

Ky vendim u mor pas disa muaj përpjekjesh për ta bindur Sirinë t’i jap fund politikës së saj të përkrahjes së terrorizmit, pushtimit të Libanit dhe përpjekjeve për të zotëruar armë të shkatërrimit në masë.

Syria u jep përkrahje politike dhe materiale grupeve terroriste si Hezbollahu, Hamasi të cilët përpiqen për shkatërrimin e Izraelit. Grupe të tjera terroriste si Fronti Popullor për Çlirimin e Palestinës - Komanda Qëndrore dhe Fronti Popullor për Çlirimin e Palestinës veprojnë gjithashtu nga Siria.

Siria e lejon Iranin ta përdorë Damaskun si pikë transporti për furnizimin me armë të Hezbollahut në Liban. Trupat siriane u futën në Liban në vitin 1976 dhe Siria ka mbajtur një prani të madhe ushtarake në këtë vend. veprimet siriane në Liban janë në kundërshtim me marrëveshjen e vitit 1989, e cila bën thirrje për kthimin e sovranitetit libanez.

Në prag të ndërhyrjes së koalicionit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara në Irak, Siria i dërgoi pajisje ushtarake regjimit të Sadam Husenit. Zëdhënësi i departamentit të shtetit Richard Boucher tha se Siria vazhdon të dëmtojë stabilizimin dhe vendosjen e paqes në Irak.

“Në disa zona kemi parë disa zhvillime dhe ne kemi bërë gjithmonë të qartë se përpjekjet e Sirisë nuk kanë qenë serioze dhe të gjithanshme. Ne nuk kemi menduar asnjëherë se Siria i është përshtatur realiteteve të reja. Dhe si pasojë, thotë zoti Boucher, ne kishim thënë vazhdimisht se mardhëniet tona do të vuanin. Kjo u pa edhe me propozimit e projektligjit për sanksione nga Kongresi, legjislacion të cilin presidenti Bush e nënshkroi dhe tani po zbatohet.”

Zëdhënësi Boucher tha se Shtetet e Bashkuara ende shpresojnë se Siria do t’i jap fund përkrahjes së grupeve terroriste dhe do t’i ndryshojë politikat e saj për t’u bërë një anëtar i qëndrueshëm dhe paqësor i atij rajoni.///IB

XS
SM
MD
LG