Lidhje

Rafah: të paktën 10 palestinezë të vrarë nga raketat izraelite - 2004-05-18


Dëshmitarë palestinezë thonë se të paktën 7 veta humbën jetën dhe mbi dhjetë të tjerë u pagosën kur raketat izraelite goditën të martën në mëngjes kampin Rafah të refugjatëve në Rripin e Gazës. Ata thonë se mes të vrarëve ishin të paktën tre palestinezë të armatosur.

Sulmi i parë u krye pak pas mesnate, kur një helikopter luftarak hapi zjarr kundër një grupi ekstremistësh palestinezë që ishi fshehur pas një muri në kamp.

Pak orë më pas, helikopterët hapën zjarr përsëri ndërkohë që trupat tokësore të mbështetura nga tanke dhe buldozerë hynë në lagjen Tel al-Sulltan në perfieri të kampit të refugjatëve.

Sipas palestinezëve, sulmi i dytë u krye pranë një xhamie, kur besimtarët ishin mbledhur për lutjet e mëngjesit.

Zyrtarë ushtarakë izraelitë thonë se një operacion ka filluar në Rafah, por nuk dhanë hollësi të tjera.

Qindra banorë të përfshirë nga paniku ikën nga kampi para inkursionit të planifikuar, i cili është dënuar në shkallë botërore, përfshirë Kombet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian. Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Kofi Anana, tha se shkatërrimi i shtëpive në Rafah përbën shkelje të ligjit ndërkombëtar.

Edhe Shtetet e Bashkuara kanë deklaruar se janë kundër shkatërrimit të shtëpive. Kryeministri palestinez, Ahmed Kureia, u takua dje në Gjermani me këshilltaren e presidentit Bush për sigurinë kombëtare, Kondaliza Rajs, dhe i bëri thirrje Uashingtonit që të ndërhyjë.

XS
SM
MD
LG