Lidhje

Irak: Përfundoi gjyqi i parë ushtarak për abuzimet në Abu Graib - 2004-05-19


Një ushtar amerikan mori dënimin maksimal në gjyqin e parë ushtarak kundër trupave amerikane të akuzuar për abuzimin e të burgosurve irakianë në burgun Abu Graib.

Specialisti i ushtrisë amerikane, Jeremy Sivits, u dënua me një vit burg, ulje të gradës dhe shkarkim për sjellje të ulët - pasi pranoi dje fajësinë për abuzimin e të ndaluarve irakianë në burgun Abu Ghraib të Bagdadit. Zoti Sivits filloi të qante kur po i kërkonte ndjesë popullit irakian dhe të burgosurve të abuzuar.

Në Washington, 2 komandantë të lartë të udhtrisë amerikane në Irak i thanë kongresit se abuzimi i të burgosurve irakianë do të hetohen deri në nivelet më të larta të komandës.

Komandanti i trupave amerikane në Irak, Ricardo Sanchez, dhe shefi i forcave amerikane në Lindjen e Mesme, John Abizaid, thanë gjithashtu se keqtrajtimi i të burgosurve irakianë përbën incidente të izoluara.

Por gjenerali Sanchez tha se trupa të tjerë amerikanë mund të përballen me akuza kriminale në lidhje me abuzimin e të burgosurve në Abu Graid.

7 ushtarë amerikanë, përfshirë ushtari Sivits, janë akuzuar për keqtrajtimin dhe poshtërimin seksual të të burgosurve irakianë në Abu Graib. Fotografitë e abuzimeve kanë shkaktuar një zemërim të madh në gjithë botën.

Pentagoni njoftoi dje se është gjetur një disk tjetër me fotografi të tjera me sa duket me keqtrajtime të të burgosurve në atë burg.

//ze//

XS
SM
MD
LG