Lidhje

7 palestinezë humbën jetën të enjten - 2004-05-19


Të paktën edhe 7 palestinezë humbën jetën dje, ndërkohë që Izraeli vazhdoi operacionet ushtarake në kampin Rafah të refugjatëve në Rripin e Gazës, megjithëse është dënuar nga komuniteti ndërkombëtar.

Burime palestineze të mjeksisë thanë se njëri prej të vrarëve ishte komandanti lokal i krahut ushtarak të grupit ekstremist Hamas. Ushtria izraelite tha se operacioni do të vazhdojë deri sa të shkatërrohen tunelet nëpër të cilët futen armë kontrabandë nga Egjipti në Gaza.

Dje, Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara miratoi një rezolutë në të cilën dënohej shkatërrimi i shtëpive të palestinezëve në kamp dhe i bëhej thirrje Izraelit që të mbrojë civilët palestinezë.

Në Washington, zyrtarë të departamentit të shtetit thanë se Iztraeli është zotuar të mos shëmbë shtëpi të tjera në Gaza.

//ze//

XS
SM
MD
LG