Lidhje

Kryepolici i specialëve të serbëve të Bosnjes largohet nga posti - 2004-05-21


Komandanti i forcave speciale të policisë sërbe të Bosnjes, Dragan Lukac, dha dorheqjen pas dështimit të një plani të organizaur dobët, që kishte për synim kapjen e dy të kërkuarve për krime lufte. Dragan Lukac ra dakord që të linte postin pas takimit që zhvilloi dje me zyrtarë të ministrisë së brendshme në Banja Luka. Zoti Lukac si dhe 11 zyrtarë të tjerë të rendit u pezulluan nga puna të premten e kaluar për sulmin në muajin prill në Visegrad, ku policët nuk arritën të gjenin dy të kërkuar, por qëlluan dhe vranë vëllanë e njërit prej tyre. Zoti Lukac refuzoi të jepte dorëheqje kur u urdhërua nga eprorër, por dje ai pranoi shkarkimin, ndërkohë që ministria e brendshme emroi Ranko Vukovic për ta zevendësuar atë.

XS
SM
MD
LG