Lidhje

Presidenti Bush kërkon përmbatje nga palët në konfliktin izraelito-palestinez - 2004-05-21


Një operacion ushtarak izraelit në Gazën jugore ka shkaktuar shembejen e dhjetra shtëpive palestineze në kampin e refugjatëve Rafah. Zyrtarët izraelitë thonë se operacioni synon gjetjen dhe shkatërrimin e tuneleve që përdoren për futjen kontrabandë të armëve, gjetjen dhe konfiskimin e arsenalit të armëve, si dhe kërkimin e ndalimin e personave të implikuar në sulme kundër izraelitëve.

Që nga fillimi i operacioneve, dhjetëra palestinezë janë vrarë dhe shumë të tjerë janë zhvendosur. Ushtria izraelite ka pranuar se në incidentin e 19 majit, një helikopter dhe një tank qëlluan një grumbull demonstruesish duke vrarë së paku 8 palestinezë, përfshi këtu edhe fëmijë. Izraeli bëri një dekleratë ku shprehte keqardhje të thellë për atë që e quajti ngjarje tragjike.

Në një dekleratë të Shtëpisë së Bardhë thuhej se, ndërkohë që Shtetet e Bashkuara besojnë se Izraeli ka të drejtën të vetëmbrohet, Washingtoni nuk mendon se operacioni i ditëve të fundit në Gaza u shërben qellimeve për paqe dhe siguri. Presidenti Xhorxh Bush thotë se do të vazhdojë të kërkojë përmbatje nga palët në konflikt.

“Është shumë e rëndësishme që të respektohet jeta e njerzve të pafajshëm, në mënyrë që ne të arrijmë paqen... Do të vazhdoj të ngre zërin rreth nevojës që të gjitha palët në konflikt të respektojnë jetën e njerzve të pafajshëm në Lindjen e Mesme.”

Ngjarjet në Gaza tregojnë zgjuarsinë e planeve izraelite për tërheqje nga Gaza dhe zevendësimin e ushtrisë izraelite me forcen e sigurimit palestinez. Por që ky plan të funksionojë, forca palestineze duhet të veprojë për të ndaluar trafikimin e armëve dhe të terrorizmit. Sikurse theksohet edhe në planin e propozuar nga presidenti Bush për paqen në Lindjen e Mesme, autoriteti palestinez duhet të deklarojë qartë përfundimin e dhunës dhe terrorizmit dhe të ndërmarrë përpjekje të dukshme për të arrestuar, ndërprerë dhe për të kontrollouar individë apo grupe që ndërmarrin apo planifikojnë sulme dhune ndaj izraelitëve kudo qoftë.

Ndërkohë, thuhet në dekleratën e Shtëpisë së Bardhë, Shtetet e Bashkuara do të këshillohen me palët kryesore, ku përfshihen Izraeli, palestinezët dhe Egjipti, rreth mënyrave efektive për të parandaluar trafikimin e armëve në Gaza.

//ze//

XS
SM
MD
LG