Lidhje

Bashkimi Evropian mbështet përpjekjet e Moskës për të hyrë në Organizatën Botërore të Tregtisë - 2004-05-21


Rusia dhe Bashkimi Evropian nënshkruan një protokoll që konfirmon mbështetjen evropiane për përpjekjet e Moskës për të hyrë në radhët e Organizatës Botërore të Tregtisë. Marrëveshja u nënshkrua sot në Moskë nga ministri rus i ekonomisë, German Gref, dhe komisioneri i Bashkimit Evropian për Tregtinë, Pascal Lamy.

Ndërkohë, presidenti rus, Vladimir Putin, njoftoi se tani Rusia do të intensifikojë edhe përpjekjet për ratifikimin e Marrëveshjes Kioto mbi ngrohjen globale. Sikur të ratifikohej nga Rusia, Protokolli Kioto, në të cilin bëhet thirrje për pakësimin e gazeve që fajësohen për ngrohjen globale, do të kishte mbështetje të mjfatueshme ndërkombëtare për të hyrë në fuqi.

Bashkimi Evropian i ka bërë trysni Rusisë lidhur me një numër çështjesh, përfshirë çmimet e energjisë dhe Marrëveshjen Kioto.

XS
SM
MD
LG