Lidhje

Maqedoni:  Kostov i paraqet parlamentit përbërjen e qeverisë së re - 2004-05-21


Kryeministri i ri i Maqedonisë Hari Kostov, i ngarkuar për formimin e qeverisë së re, i dorëzoi Parlamentit listën me emrat e ministrave që do të përbëjnë kabinetin e tij.

Për ministër të ri të Punëve të Brendëshme propozohet zoti Siljan Avramovski, zyrtar aktual në këtë ministri. Kryeministri i ardhëshëm Hari Kostov për momentin është në krye të ministrisë së Punëve të Brendëshme.

Të gjithë ministrat e tjerë, të cilët aktualisht janë në qeveri vazhdojnë të mbeten në postet e tyre. Pritet që Parlamenti i vendit ta miratoj kabinetin e ri qeveritar në fund të këtij muaji ose në ditët e para të muajit qershor.

XS
SM
MD
LG