Lidhje

Presidenti Bush tha se ekonomia amerikane po rifuqizohet - 2004-05-23


Presidenti Bush tha se ekonomia amerikane po rifuqizohet, ndërkohë që kandidati presidencial i Partisë Demokrate John Kerry tha se çmimet në rritje të energjisë po e vënë ekonominë në rrezik.

Në fjalimin e tij të përjavshëm në radio, presidenti citoi shifrat e fundit të departamentit të punës, që tregojnë se mbi 280 mijë vende të reja pune u hapën në muajin prill.

Në përgjigjen e palës demokrate, senatori Kerry kritikoi politikat e presidentit Bush mbi energjinë dhe tha se varësia tek nafta e Lindjes së Mesme po e vë në rrezik sigurimin kombëtar të Amerikës. Ai një mënyrë për të ulur çmimet rekord të karburantit, zoti Kerry i bëri thirrje presidentit Bush që të ndalojë shtimin e rezervave strategjike të naftës së vendit.

Ndëkohë, Presidenti Bush u rrëzua nga biçikleta dhe mori disa plagë të lehtë në fermën e tij në Teksas gjatë një udhëtimi 27 kilometra të gjatë.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Trent Duffy tha dje se presidenti Bush nga ky incident pësoi disa gërvishtje në fytyrë, në dorën e djathtë dhe në gjunjë. Ai tha se presidenti kishte vënë helmetë dhe mbrojtës të dhëmbëve gjatë udhëtimit me biçikletë. Me të ishte mjeku i tij si dhe agjentët e sigurimit sekret.

//ze//

XS
SM
MD
LG