Lidhje

CAFTA-Marrëveshje e re tregtare për amerikën qendrore - 2004-05-23


Me 28 maj pritet të nënshkruhet një marrëveshje e rëndësishme tregtare ndërmjet Shteteve të Bashkuara, Kosta Rikës, Salvadorit, Guatemalës, Hondurasit dhe Nikaraguas. Marrëveshja për tregëti të lirë e Shteteve të Bashkuara dhe vendeve të Amerikës qëndrore e njohur si CAFTA, do të eliminojë shumë tarifa dhe do të inkurajojë investimet, zhvillimin ekonomik dhe mundësi të ndryshme.

CAFTA do të hap tregjet për shërbime në fusha si energjetika, turizmi, ingjinieria, transporti, shërbimet financiare si dhe fusha e kulturës dhe argëtimit. Kjo marrëveshje do të ndihmojë edhe në zhvillimin politik të Amerikës qendrore.

Në negociata është vendosur që edhe Republika Dominikane të jetë pjesë e kësaj marrëveshjeje gjë që do ta bëjë CAFTA-n tregun e dytë më të madh të eksportit të Shteteve të Bashkuara në Amerikën latine pas Meksikës.

CAFTA është një pjesë kyqe e përpjekjeve rajonale dhe globale të Shteteve të Bashkuara për të nxitur tregëtinë e lirë. Ndikimi pozitiv që ka tregu i lirë mund të shihet edhe në organizatën e njohur si marrëveshja 10-vjeçare për tregëti të lirë në Amerikën veriore ose NAFTA. Kjo organizatë përfshin Shtetet e Bashkuara, Kanadanë dhe Meksikën. Siç është shprehur Jeffrey Schott i Institutit të Washingtonit për Ekonomi Ndërkombëtare, NAFTA ka sjellë përfitime.

“NAFTA ka kontribuar në një periudhë të fortë të zhvillimit ekonomik në të tri këto vende. Pa të, këto tre vende nuk do të ishin aq të pasura sa janë sot, shkalla e punësimit nuk do të ishte qa i lartë sa është sot dhe marrdhëniet tregtare nuk do të zhvilloheshin kaq pa pengesa.”

Këto marrëveshje, NAFTA dhe CAFTA, po i hapin rrugën një objektivi edhe më të madh: rajoni i tregtisë së lirë në hemisferën perëndimore, që do të bashkonte 34 vende të hemisferës perendimore me një prodhim të përbashkët kombëtar prej më shumë se 10 trilionë dollarësh dhe me një treg prej mbi 750 milionë banorësh. Presidenti Bush tha se tregëtia e lirë nuk është vetëm një mundësi ekonomike, por edhe një domosdoshmëri morale.

“Një botë e cila bën tregti në liri do të rritet në begati dhe siguri. Për vendet në zhvillim, tregtia e lirë bashkë me reformat ekonomike ka mundësuar daljen e miliona njerëzve nga varfëria. Rritja e lirisë ekonomike dhe pronësisë në vendet në zhvillim krijon ndjenjën e lirisë dhe presionin për demokraci dhe reforma politike. Integrimi ekonomik përmes tregtisë mund të nxisë bashkëpunimin politik, duke nxitur paqen ndërmjet vendeve. Ndërkohë që tregtia e lirë përhapet në gjithë botën, të drejtat e njeriut shtohen së bashku me të,” tha presidenti Bush.

Përfitimet e tregtisë së lirë, tha presidenti Bush, nuk maten vetëm me dollarë por edhe me lirënë njerëzore, dinjitetin njerëzor, të drejtat e njeriut dhe përparimin. // IB

XS
SM
MD
LG