Lidhje

SHBA-Maqedoni: konfirmohet partneriteti strategjik mes forcave ushtarake të të dy vendeve - 2004-05-24


Ministri i Brendshëm i Maqedonisë, Vlado Buckovski, thotë se ai dhe ndihmës-sekretari amerikan i Mbrojtjes, James MacDugal, konfirmuan partneritetin strategjik mes forcave ushtarake të të dy vendeve.

Zoti Buskovski i bëri komentet e tij pas bisedimeve me zyrtarin amerikan në Shkup. Ai tha se diskutimet u përqendruan në çështjet që kanë të bëjnë me sigurimin në Ballkan si dhe reformimin e ushtrisë maqedonase.

Zoti Buckovski tha se të dy palët ranë dakord se bashkëpunimi ushtarako-teknologjik në të ardhmen mes dy vendeve duhet të përqendrohet në formimin dhe stërvitjen e forcave speciale të Maqedonisë dhe përgatitjen e vendit për anëtarësimin e tij në aleancën e NATO-s.

Gazetarët maqedonas thonë se zyrtari amerikan e falenderoi Maqedoninë për ndihmesën e saj në misionet paqeruajtëse në Irak dhe Afganistan, në kuadrin e luftës ndërkombëtare kundër terrorizmit.//ii

XS
SM
MD
LG