Lidhje

Perspektivat për demokraci në republikat ish sovjetike  të errëta - 2004-05-25


Shoqata Freedom House me seli në New York thotë se Rusia dhe republikat e tjera ish sovjetike kanë mbetur shumë prapa vendeve ish komuniste të Evropës Lindore përsa i përket reformës politike.

Shoqata pro demokracisë e bëri këtë vlerësim dje, duke thënë se kjo ndarje u bë plotësisht e qartë nga zgjerimi i Bashkimit Evropian me një maj.

Freedom House thotë se me përjashtim të vendeve baltike, përspektivat afatëgjata për demokraci në republikat ish sovjetike si Rusia, Azerbajxhani, Moldavia dhe Ukraina mbeten të errëta.

Shoqata pro demokracisë thekson se tetë vendet ish komuniste që hynë në radhët e Bashkimit Evropian, Estonia, Hungaria, Letonia, Lituania, Polonia, Sllovaki, Sllovenia dhe Republika Çeçe, u radhitën në krye të listës së studimit të saj.

XS
SM
MD
LG