Lidhje

Eksperimente mbi paralizën; Procedurë e re bajpasi në zemër - 2004-05-25


Shkencëtarët në Majami të Floridës thonë se gjetja e një kure për paralizën është vetëm çështje kohe. Ata thonë se gjatë eksperimenteve me minj në laborator, kanë mundur të veçojnë fijet e dëmtuara nervore të shtyllës kurizore të minjëve dhe dhe t’i riparojnë ato, duke bërë që kafshët të fitojnë 70 përqind të aftësisive funksionale të tyre. Shkencëtarët e cilësojnë këtë hap si kapërcimin e një pengese të madhe, pasi për herë të parë vërtetohet se një neuron jo vetëm mund të ringjallet por edhe të rritet e shtohet. Mjekët e arritën këtë rezultat duke kombinuar qelizat Shwan që ndodhen në trup, me një molekulë e quajtur Ciclik AMP, e cila gjithashtu gjendet në organizëm dhe me Rolipram, një ilaç i përdorur dikur kundër depresionit. Sapo qelizat Shwan u vendosën në zonën e dëmtuar ato nxitën përtëritjen e qelizës. Ndërsa molekula Ciclic AMP vepron si një nxitës për qelizat e tjera t’u shtuar, ndërsa ilaçi Rolipram shërben si mbrojtës i qelizave të reja. Shkencëtarët thonë se ky është një zbulim historik. Ata thonë se hapi tjetër është kryerja e eskerimenteve me majmunë dhe nëse çdo gjë shkon mirë, kjo mënyrë mund të përdoret tek njerëzit.

Procedurë e re bajpasi

Një studim i ri tregon se 21 përqind e operacioneve për çbllokimin e artereve të zemrës ose bajpas, kryehen tani në një mënyrë të re nëpërmjet procedurës së ashtuquajtur “pa pompë” gjatë së cilës zemra nuk ndalon. Shkencëtarët Shumica e operacioneve bajpas sot për sot kryhen duke përdorur një paisje që luan rolin e zemrës dhe mushkrive. Kjo paisje gjatë operacionit furnizon organizmin me gjak, duke lejuar zemrën të pushojë dhe duke e mbajtur trupin të stabilizuar. Por procedura e re pa përdorimin e kësaj të paisje pompimi, duket se po gjen një përhapje gjithnjë e më të gjërë, ndoshta pasi pacienti qëndron në spital, mesatarisht një ditë më pak se sa në rastet e procedurës tradicionale të bajpasit. 72 vjeçari Edmond Boid ndjehet me fat që është gjallë. Spitali tjetër nuk e pranoi për një operacion tradicional bajpas për çbllokimin e artereve. Mjekët shqetësoheshin se për arsye të shëndetit të dobët ai nuk mund t’i rezistonte operacionit. Arteret për në zemrën e tij ëshin 95 përqind të bllokuara dhe si zemrën edhe mushkrinë i kishte shumë të dobta. Por tani gjendja është krejt ndryshe. “Ndjehem shumë mirë. Ndjehem sikur të isha përsëri 17 vjeç”, thotë pacienti. Doktor John Puskas pranë universitetit mjekësor Emori mori përsipër të kryente operacionin bajpass për çbllokimin e artereve, duke i shpëtuar jetën pacientit Boid. “Duket mirë”, thotë mjeku. Këto ditë, doktor Puskas dhe kolegët e tij përfunduan një studim një vjeçar me 200 pacientë që i ishin nënshtruar operacionit bajpas. 50 përqind të pacientëve ishin operuar duke përdorur aparatin tradicional për pompimin e zemrës dhe mushkrive. Të tjerë i ishin nënshtruar operacionit pa përdorur pompën ose nëpërmjet procedurës së rahjeve të zemrës. “Studimi tregoi se pacientët me probleme në zemër, treguan të njëjtat rezultate përmirësimi, pavarësisht nëse i ishin nënshtruar operacionit me mënyrë tradicionale, pra me aparatin e pompimit të gjakut në zemër e mushkri, ose pa praninë e kësaj paisjeje”, thotë mjeku Puskas Gjatë një operacioni bajpas tradicional, aparati i pompimit të gjakut në zemër e mushtri, e mban pacientin gjallë. Faktikisht, zemra ndalon dhe aparati pompon gjakun në trup. Në procedurën pa pompë, zemra vazhdon të punojë, por me ndihmën e një paisjeje ajo mbahet sa më pak e lëvizshme që të jetë e mundur dhe larg vendit ku kirurgu kryen ndërhyrjen. Ky dhe studime të tjera kanë treguar se procedura pa pompë nuk shkakton probleme. Por qëllimi i këtij studimi ishte për të parë sa efektiv është ky lloj bajpasi. “Gjatë studimit u vu re se treguesit e grafikëve të zemrëps tek të gjithë pacientët në të dy grupet ishin të ngjashëm”, thotë doktor Puskas. Studimi tregoi gjithashtu se pacientët që iu nënshtruar procedurës bajpas pa pompë dolën nga spitali një ditë përpara, që do të thotë se një mënyrë e tillë operimi është edhe me kosto më të ulët.

XS
SM
MD
LG