Lidhje

Policia belge arreston 20 persona, shumica shqiptarë, të dyshuar për trafikimin e njerëzve - 2004-05-25


Autoritetet në Belgjikë arrestuan 20 persona të dyshuar si trafikantë të qenieve njerëzore për kalimin kontrabandë të imigrantëve të paligjshëm në Britani.

Policia i identifikoi të dyshuarit si shumica shqiptarë. Policia thotë gjithashtu se autoritetet kanë ndaluar gjithashtu 42 imigrantë të paligjshëm gjatë bastisjeve në bazat e tyre dhe motele përgjatë autostradave. Ata thonë se imigrantët e paligjshëm ishin shqiptarë, indianë e pakistanezë.

Imigrantët ishin sjellë nga Greqia dhe Italia në Belgjikë dhe trafikantët i fshihnin ata në kamionë që shkonin në Britani. Imigrantët ishin të detyruar të paguanin më shumë 15 mijë dollarë për udhëtimin.// lk //

XS
SM
MD
LG