Lidhje

Irak: Kapet një ndihmës i klerikut radikal shiit, Moqtada al-Sadr - 2004-05-26


Ushtria amerikane thotë se ka kapur një ndihmës të klerikut radikal shiit, Moqtada al-Sadr, gjatë një serie bastisjesh gjatë natës në qytetin jugor të Naxhafit.

Gjenerali amerikan, Mark Kimmitt u tha gazetarëve në Bagdad se Riyas al-Nouri, një i afërm i Moqtada al-Sadrit, do t’i dorëzohet autoriteteve irakiane për t’u gjykuar nën akuzat se ishte i implikuar në vrasjen vitin e kaluar të klerikut shiit, Abdul Majid al-Khoei. Edhe Moqtada al-Sader ndiqet lidhur me këtë vrasje.

Gjenerali Kimmit tha gjithashtu se një numër shumë i madh ekstremistësh u vranë gjatë natës në përleshje me forcat amerikane në Naxhaf, por nuk dha ndonjë shifër.

Ndërkaq, në Bagdad, 3 irakianë u vranë dhe 9 të tjerë u plagosën nga shpërthimi i një bombe në anë të rrugës sot herët në mëngjes.

Në një zhvillim tjetër, koalicioni njoftoi për formimin e një grupi pune që do të merret me kompensimin e irakianë, viktima të regjimit të Saddam Huseinit. Presidenti i Kolegjit të Avokatëve në Irak, Malik al-Hassan, është caktuar të kryesojë këtë grup me një fond fillestar prej 25 milionë dollarësh.

XS
SM
MD
LG