Lidhje

OKB: 600 palestinezë mbesin pa strehë nga operacioni izraelit - 2004-05-26


Një agjenci ndihmash e Kombeve të Bashkura thotë se forcat izraelite shkatërruan 45 ndërtesa dhe lanë pa strehë rreth 600 palestinezë gjatë një inkursioni 6-ditor në pjesën jugore të Rripit të Gazës.

Më shumë se 40 palestinezë u vranë gjatë operacionit izraelit, që përfundoi të hënën. Vëzhguesit thonë se sulmi izraelit ka lënë pjesë të kampit Rafah sikur të ishin goditur nga tërmeti.

Izraeli thotë se synimi i operacionit, i cili u kritikua nga komuniteti ndërkombëtar, ishte ndjekja e ekstremistëve dhe shkatërrimi i tuneleve që përdoreshin nga palestinezët për të futur armë kontrabandë nga Egjipti. Zyrtarë ushtarakë izraelitë thonë se operacioni u përqendruar edhe në shkatërrimin e magazinave e shtëpive që përdoreshin nga persona të armatosur për të sulmuar izraelitët.

Ndrëkohë, policia izraelite thotë se ka zbuluar një rrjet që përdorej për të futur fshehurazi palestinezë me autoambulanca nga Bregu Perëndimor në Jeruzalem. Njoftohet se një i dyshuar palestinesz është arrestuar dhe mbahet nga policia izraelite.

XS
SM
MD
LG