Lidhje

Afganistan:të paktën 20 ekstremistë vriten në sulmet amerikane - 2004-05-26


Zyrtarët afganë thonë se të paktën 20 të dyshuar si ekstremistë talebanë janë vrarë gjatë sulmeve ajrore amerikane në pjesën jugore të Afganistanit.

Një oficer ushtarak afgan tha se kur sulmuan avionët amerikanë, forcat afgane po luftonin kundër ekstremistëve talebanë në krahinën Kandahar, në afërsi të kufirit me Pakistanin.

Zyrtarët ushtarakë amerikanë nuk i konfirmuan menjëherë sulmet ajrore, që do të ishin më të përgjakshmit gjatë muajve të fundit.

Luftëtarët e al-Kaidës dhe mbeturinat e regjimit taleban i kanë shkallëzuar sulmet kohët e fundit kundër qeverisë afgane, punonjësve të agjencive të ndihmave dhe trupave të koalicionit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, ndërkohë që Afganistani përgatitet për zgjedhjet kombëtare të shtatorit.

XS
SM
MD
LG