Lidhje

Bush: terroristët nuk do të përcaktojnë të ardhmen e Irakut - 2004-05-26


Puna për të ndihmuar popullin irakian të ndërtojë një demokraci të qendrueshme pas dekadash nën diktaturë është një ndërmarrje masive. Terroristët dhe mbeturinat e regjimit të Sadam Huseinit po e bëjnë këtë punë edhe më të vështirë. Por, ata nuk do t’ia arrijnë qëllimit të tyre.

Presidenti Bush thotë se koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara ka një objektiv që është i qartë për të gjithë, të sigurojë që populli irakian do të jetë plotësisht në kontrooll të fatit të tij për herë të parë pas disa brezash: “Misioni i Amerikës në Irak nuk është vetëm të mposhtë një armik, është t’i japë fuqi një miku, një qeveri të lirë dhe me bazë të gjerë që i shërben popullit të saj dhe lufton në emër të tij. Dhe sa më shpejt të realizohet ky objektiv, theksoi presidenti Bush, aq më shpejt do të përfundojë puna jonë atje.”

Një hap i rëndësishëm në këtë drejtim do të ndërmerret më 30 qershor, kur koalicioni t’i kalojë sovranitetin e plotë një qeverie të përkohshme, e cila do të bëjë përgatitjet për zgjedhjet kombëtare. I dërguari i posaçëm i Kombeve të Bashkuara, Lakhdar Brahimi, po këshillohet me irakianë nga i gjithë spektri politik, etnik e fetar për të përcaktuar përbërjen e kësaj qeverie të përkoshme.

Hapi i dytë në planin për demokracinë në Irak, theksoi Presidenti Bush, është ndihma për arritjen e qendnrueshmërisë dhe sigurisë që kërkon ajo demokraci: “Ushtria, policia dhe forcat kufitare të Irakut kanë filluar të marrin përgjegjësinë për sigurinë e kufijve të vendit. Përfundimisht, theksoi Presidenti Bush, ato duhet të jenë mbrojtësit kryesorë të sigurisë irakiane, ndërkohë që forcat e koalicionit, përfshirë ato amerikane, largohen nga ai vend.”

Hapi i tretë është rindërtimi i infrastrukturës dhe i ekonomisë së Irakut. Koalicioni po ndihmon irakianët në procesin e rindërtimit të shkollave, të rinovimit të objekteve shëndetësore, riparimit të urave s edhe për rritjen e prodhimit të energjisë elektrike. Në Irak është vënë në qarkullim një njësi e re monetare.

Këshilli Qeverisës Irakian ka miratuar një ligj që hapë dyert e vendit për investime të huaja për herë të parë në dekada. Prodhimi irakian i naftës ka arritur në më shumë se dy milionë fuçi në ditë, duke sjellë të ardhura prej afro gjashtë miliardë dollarësh që nga një janari i këtij viti. Fondet po përdoren për të ndihmuar popullin e Irakut.

Realizimi i hapave që çojnë në zgjedhjen e një qeverie irakiane nuk do të jetë i lehtë. “Terroristët dhe besnikët e Sadam Huseinit, tha Presidenti Bush, do të dëshironin më parë të shihnin vdekjen e shumë irakianëve sesa t’i lejonin ata të jetojnë në liri. Por, terroristët, theksoi ai, nuk do të përcaktojnë të ardhmen e Irakut.”

XS
SM
MD
LG