Lidhje

New York Times kërkon ndjesë për njoftimet e saj për programet e armëve të Irakut - 2004-05-26


Gazeta The New York Times shkruan se raportimi nga ana e saj para luftës mbi akuzat ndaj Irakut për armët e shkatërrimit në masë nuk ishte aq rigoroz sa duhej.

Në një shënim redaksional sot, The New York Times kërkon ndjesë për njoftimet e saj, duke thënë se duhet të kishte qënë më agresive në shqyrtimin e deklaratave për programet e armëve të Irakut.

Gazeta shkruan se një numër raportesh nuk ishin të mbështetura në burime të verifikuara mirë ose nuk u analizuan thellë nga redaktorët e gazetës. Ndër artikujt me pasaktësi përfshihen shkrime për objektet sekrete të stërvitjes së terroristëve, uzina për prodhimin e armëve dhe tubave të aluminit që përdoren për armë bërthamore. Në shënimin redaksional të kësaj gazete thuhet se akuzat nuk u verifikuan dhe disa prej tyre nuk u rishqytuan në njoftimet që pasuan.

Në shënimin redaksional të New York Times-it, thuhet se autorët e shkrimeve u mbështetën në të dhënat e informatorëve irakianë, dezertorëve dhe të mërguarve, të cilët në disa raste i keqinformuan zyrtarët amerikanë dhe median.

Gazeta përmend një prej këtyre burimve, Ahmad Chalabin, për të cilin thotë se paguhej nga zyrtarët amerikanë për të transmetuar informacionin që merrte nga të mërguarit e tjerë irakianë.

XS
SM
MD
LG