Lidhje

Shtypi gjerman njofton për abuzimin e të burgosurve në Kosovë - 2004-05-26


Ministria e brendëshme gjermane po heton njoftimet për abuzimin e të burgosurve në Kosovë.

Gazeta e përditshme gjermane Bild Zeitung në një njoftim për edicionin e të enjtes thotë se fotografitë që kanë qarkulluar tregojnë ushtarët gjermanë në skena torturash.

Një zëdhënës i Ministrisë së Mbrojtjes tha se ministria nuk është në dijeni për fotografitë por po i trajton njoftimet si serioze. Ato pasojnë abuzimet në burgun Abu Graib të Bagdatit nga ushtarët amerikanë.

Trupat gjermane shërbejnë në Kosovë në kuadrin e misionin paqeruajtës së Natos qysh nga viti 1999.

XS
SM
MD
LG