Lidhje

Jaap de Hoop Scheffer: Kroacia ka bërë përparim të madh drejt antarësimit në Nato - 2004-05-27


Sekretari i Përgjithshëm i Natos Jaap de Hoop Scheffer tha se Kroacia do të marrë siguri të forta në takimin e nivelit të lartë të Natos muajin e ardhshëm lidhur me të ardhmen e saj në radhët e aleancës.

Sekretari i Përgjithshëm u tha gazetarëve dje në Zagrep se Kroacia ka bërë përparim të madh në rrugën drejt antarësimit në Nato.

Por ai tha se Kroacia ka nevojë për më shumë reforma ushtarake për të përmbushur standartet për antarësim në Nato. Ai theksoi gjithashtu rëndësinë për bashkëpunim të plotë me Gjykatën e Lartë të Kombeve të Bashkuara në Hagë.

Kroacia shpreson që në takimin e nivelit të lartë të Natos në Stambull të marrë një ftesë për antarësim dhe mundësisht të antarësohet në Aleancë brenda vitit 2006.

//ze//

XS
SM
MD
LG