Lidhje

Persona të panjohur vranë kryeredaktorin e gazetës malazeze Dan - 2004-05-28


Dusko Jovanovic, kryeredaktor i gazetës Dan u sulmua ndërsa po dilte nga zyra e tij në kryeqytetin e Malit të Zi, Podgoricë, rreth mesnatës. Më pas ai vdiq në një spital.

Misioni i OSBE-së në Serbi dhe Mal të Zi e dënoi ashpër vrasjen. Shefi i këtij misioni në Beograd, Maurizio Massari theksoi se nuk mund të ketë shoqëri të lirë, nëse shtypi nuk është i lirë. Ai tha se nuk ka shtyp të lirë nëse gazetarëve u duhet të punojnë në një atmosferë dhune dhe frike.

Gazeta ka lidhje me Partinë Socialiste të Popullit të opozitës dhe e ka kritikuar shpesh qeverinë e kryeministrit Milo Djukanovic. Partia është aleate e Partisë Socialiste të Serbisë, një forcë politike e themeluar nga ish-presidenti jugosllav, Sllobodan Milloshevic.

Vitin e kaluar, zoti Jovanovic u bë i pari gazetar që akuzohej për mungesë respekti ndaj trupit gjykues nga gjykata e Hagës. Vendimi pasoi botimin nga ana e gazetës të emrit të një dëshmitari, emri i të cilit nuk ishte bërë publik, në gjyqin e zotit Millosheviç.

XS
SM
MD
LG