Lidhje

Të paktën 1000 vetë humbën jetën nga përmbytjet në Karaibe - 2004-05-28


Shiu i vazhdueshëm po pengon përpjekjet e organizatave të ndihmave në Haiti dhe në Republikën Domenikane, ku të paktën 1 mijë persona humbën jetën në përmbytjet e kësaj jave.

Ekipe nga Kombet e Bashkuara dhe Kryqi i Kuq po punojnë për të bashkërenduar dërgimin e ndihmave në zonat e goditura nga përmbytjet në të dy vendet në Ishullin e Hispaniolës. Punonjësit e shpëtimit thonë se shumë rrugë janë të papërshkueshme.

Trupa amerikane të forcës së stabilizimit kanë përdorur helikopterë për të dërguar ndihma në qytetin haitian Mapou, një nga zonat më të prekura nga përmbytjet. Përmbytjet e së hënës u shkaktuan nga shira të rrëmbyer. Punonjësit e shpëtimit besojnë se numri i të vdekurve nga përmbytjet mund të arrijë deri në 2 mijë vetë.

XS
SM
MD
LG