Lidhje

Tiranë: Konferencë mbi korridorin 8 - 2004-05-29


Ekspertë italianë dhe shqiptarë të Transporteve u mblodhën sot në Tiranë në një konferencë mbi Korridorin 8 projektin i cili nis nga Italia dhe përshkon disa nga vendet e rajonit të Ballkanit. Ministri shqiptar i transporteve Spartak Poçi se realizimi i këtij projekti do të mundësonte zhvillimin dhe integrimit më të shpejtë të vendeve ballkanike.

Projekti i Korridorit 8 është përjashtuar nga programet e financimit të afërt të BE-së. Një ditë më parë Presidenti I Shqipërisë Alfred Moisu e cilësoi të gabuar këtë vendim dhe deklaroi se megjithatë ky është një problem për të cilin duhet luftuar.

Ndonëse ka mbetur jashtë hartës së infrastrukturës europiane që do të marrë financime të shpejta nga Bashkimi europian dhe është lënë në projektet afatgjata, Shqipëria dhe Italia vazhdojnë të përpiqen për realizimin e korridorit 8.

“Ky korridor tha sot ambasadori Italian Attilio Massimo Ianucci është një synim me profil politik dhe domethënie të madhe ekonomike e kulturore që duhet ndjekur me vendosmërinë më të madhe”.

Gjatë një takimi me ekspertë të të dy vendeve të organizuar në Tiarnë nga Ambasada italiane, zoti Ianucci u shpreh se nuk mjafton që të besosh në rëndësinë strategjike të Korridorit 8 por duhet punuar me në mënyrë të vazhdueshme për realizimin e tij.

I të njejtës ide ishte dhe ministri shqiptar i transporteve Spartak Poci i cili u shpreh se investimet për korridorin 8 do të ishin të papërballueshme pa kontributin e gjithanshëm europian, por

Shqipëria theksoi ai dhe vendet e tjera të rajonit kanë shprehur vullnetin e palëkundur se këto sfida duhet të përballohen në radhë të parë nga vetë vendet e përfshira.

Një ditë më parë cështjen e korridorit 8 e ngriti dhe në takimin e kryetarëve të shteteve të Europës Qendrore edhe presidenti Moisiu I cili e quajti të gabuar vendimin e Be për ta lënë këtë project jashtë planeve të financimit të shpejtë.

"Korridori 8 nuk duhet parë si infrastrukturë e thjeshtë rrugore, por duhet parë si një arterie tepër e rëndëishme që kalon nga Durrësi, Shkupi, Sofja e Stambolli, kalon në vende dhe rajone popujt e të cilave historikisht kanë patur probleme me njëri tjetrin. Dhe një arterie të tillë krijon mundësi më të madhe për lëvizje të lirë, shkëmbim mallrash ideshë dhe rritjen e mirëbesimit mes popujve që është baza e stabilitetit, sepse të gjithë janë të interesuar për stabilitetin e rajonit të Ballkanit. E koniseroj të gabuar qëndrimin e deritanishëm të Bashkimit Europian".

Presidenti Moisiu tha se ky është një problem që duhet ndjekur e për të cilin duhet luftuar. Aktualisht Shqipëria kryesisht me mbështetjen e Italisë, po përpiqet të realizoje disa segmente të Korridorit 8. Deri më tani janë bërë financime prej 46 milion eurosh për rehabilitimin e portit të Vlorës, rrugën Lushnje Fier Vlore dhe atë Elbasan Librazhd si dhe rehabilitimin thuajse të plotë të 150 kilometrave hekurudhë. //kk//

XS
SM
MD
LG