Lidhje

Presidenti Bush: Shtetet e Bashkuara do të ndihmojnë për arritjen e lirisë në Irak - 2004-05-29


Presidenti Bush thotë se Shtetet e Bashkuara do të ndihmojnë për arritjen e lirisë në Irak. Ai krahasoi misionin e tanishëm me luftën amerikane kundër fashizmit gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Në fjalimin e tij të përjavshëm në radio, presidenti tha sot se amerikanët e brezit të Luftës së Dytë Botërore dhe ata të brezit të sotëm, u ngritën për të luftuar kundër tiranisë.

Ai tha se brezi i mëparshëm detyroi shëmbjen e fashizmit dhe nazizmit, kurse forcat e sotme ushtarake amerikane kanë përmbysur regjimet terroriste në Afganistan dhe në Irak.

Presidenti Bush tha se misioni në Irak vazhdon dhe se administrata e tij ka një strategji për të mposhtur kryengritësit dhe për të vendosur lirinë për popullin irakian.

Ndërkohë, në fjalimin e përjavshën të Partisë demokratike në radio, kandidati për president, John Kerry, akuzoi përsëri Presidentin Bush për prishjen e aleancave ndërkombëtare. Senatori Kerry tha se ato aleanca duhen përtritur në mënyrë që Amerika të mbetet e sigurt dhe e fuqishme.

Kritikët janë shprehur kundër mënyrës sesi Presidenti Bush po drejton luftën në Irak, duke thënë se nuk ka tërhequr partnerë të mjaftueshëm për koalicionin dhe se nuk kishte një plan të qartë për rindërtimin e Irakut të pasluftës. //kk//

XS
SM
MD
LG