Lidhje

Arabia Saudite: Të paktën 16 të vrarë në sulme ekstremiste kundër të huajve - 2004-05-29


Forcat saudite të sigurimit thonë se të paktën 16 veta u vranë në nga ekstremistë në sulmet kundër shtetasve të huaj në pjesën lindore të Arabisë Saudite.

Zyrtarët thonë se mes të vrarëve ishin një 10 vjeçar egjiptian dhe një amerikan.

Forcat saudite të sigurimit hynë në kompleksin e banimit për të huaj në qytetin Khobar, ku ekstremistët që kishin kryer sulmet, ishin ngujuar me një numër pengjesh.

Ende nuk janë dhënë hollësi rreth rezultateve të operacionit. Policia e ka rrethuar kompleksin dhe autoambulancat qendrojnë të gatshme.

Para operacionit, sulmuesit liruan 5 libanezë, të cilët ishin mes pengjeve të rrëmbyer në kompleks, ku ndodhen edhe zyrat e kompanisë së naftës.

Një grup i vetëquajtur al-Kaida në Gadishullin Arabik, ka marrë përgjegjësnië për sulmet, duke thënë se po lufton kundër kompanive amerikane, të cilat po grabisin naftën e myslimanëve.

Në fillim të këtij muaji, ekstremistët vranë të paktën 5 shtetas perëndimorë në një kompleks nafte në qytetin Yanbu të Detit të Kuq.//kk//

XS
SM
MD
LG