Lidhje

Forcat saudite të sigurimit sulmojnë rrëmbyesit në qytetin Kobar, ku mbajnë peng më shumë se 50 veta - 2004-05-30


Forcat e sigurimit të Arabisë Saudite sulmuan një kompleks banesash në qytetin Kobar të pasur me naftë, ku ekstremistët islamikë mbajnë peng më shumë se 50 veta.

Helikopterët lëshuan sot në mëngjes trupa saudite mbi çatinë e njëndërtese në kompleks, mes të shtënave sporadike të armëve.

Dje, ekstremistë të dyshuar islamikë të veshur me uniformë sulmuan kompleksin e banuar Oasis, duke marë pengjet, pasi vranë të paktën 10 veta, përfshirë sauditë dhe shtetas të huaj. Të paktën një prej viktimave ishte amerikan.

Njoftohet se personat e armatosur po i mbajnë pengjet në katin e sipërm të ndërtesës 6-katëshe. Zyrtarët sauditë thanë se shumë prej pengjeve janë shtetas perëndimorë, përfshirë edhe amerikanë.

Me anë të një njoftimi të bërë në një faqe elektronike, një grup që e quan veten Al-Kaida në Gadishullin Arabik, mori përgjegjësinë për sulmin. Në faqen elektronike thuhet se grupi po lufton kundër kompanive amerikane, që i përshkruan si hajdute të pasurisë së naftës të vendeve myslimane. Vërtetësia e këtij pretendimi nuk është konfirmuar.

Prindi Abdullah u zotua të shfarrosë ekstremistët, për të cilët tha se duan të shkatërrojnë dhe destabilizojnë Arabinë Saudite.

Po këtë muaj, ekstremistët vranë të paktën 5 shtetas perëndimorë në një kompleks nafte në qytetin Yanbu të Detit të Kuq.

//ze//

XS
SM
MD
LG