Lidhje

Helikopterë izraelitë vrasin tre ekstremistë të grupit Hamas - 2004-05-30


Zyrtarët palestinezë thanë se nga një sulm izraelit me helikopterë në qytetin e Gazës janë vrarë tre ekstremistë të grupit Hamas.

Një nga të vrarët u identifikua si udhëheqës i krahut ushtarak të Hamasit. Grupi ekstremist tha se do hakmerrej për këtë sulm ku mbetën të plagosur edhe shtatë përsona të tjerë.

Dëshmitarët thanë se helikopteri qëlloi sot herët mbi një motorçikletë, që po udhëtonte në lagjen Zeitoun të Gazës, skenë e luftimeve të kohëve të fundit ndërmjet forcave izraelite dhe ekstremistëve palestinezë.

Zyrtarët ushtarakë izraelitë thanë se në këtë sulm u vranë dy ekstremistë të cilët kishin qenë përgjegjës për sulme kundër izraelitëve dhe po planifikonin sulme të tjera. Dje, forcat izraelite qëlluan dhe vranë një ekstremistë palestinez afër kufirit të Izraelit me Rripin e Gazës.

Në Bregun Perendimor, një oficer izraelit u vra në një përleshje me palestinezët gjatë një bastisjeje nga ushtarët izraelitë në një kamp refugjatësh afër Nablusit. Përgjegjësinë për këto vrasje e morri organizata Brigadat Martire Al Aqsa, që ka lidhje me lëvizjen Fatah të udhëheqësit palestinez Jaser Arafat.

//ze//

XS
SM
MD
LG