Lidhje

Irak: Dy të vdekur nga sulmi ndaj një autokolone - 2004-05-30


Në Irak, persona të armatosur hapën zjarr kundër një autokolone, në të cilën ndodheshin shtetas perëndimorë, duke vrarë të paktën dy veta e ndoshta rrëmbyer disa të tjerë.

Njëri prej të vrarëve në sulmin dje vonë afër Bagdadit thuhet se ishte një irakian i ndodhur në zonën e shkëmbimit të zjarrit.

Ministria e jashtme e Britanisë njoftoi se 4 britanikë, që udhëtonin me autokolonën, shpëtuan pa u dëmtuar, ndërsa një irakian që udhëtonte me ta u plagos.

Dëshmitarët thanë se sulmuesit tërhoqën zvarrë disa burra nga automjetet, ndërkohë që banorët lokalë u vunë zjarrin makinave të tyre. Njoftimi për rrëmbime nuk është konfirmuar.

Po dje, në qytetin jugor irakian të Naxhafit, forcat amerikane u angazhuan në luftime me besnikë të klerikut radikal shiit, Moktada al-Sadër, një ditë pasi të pyja palët shkëmbyuen zjarr në qytetin Kufa.

Shpërthime dhe të shtëna u dëgjuan edhe pranë varrezës së vjetër të Naxhafit, vetëm tri ditë pas arritjes së një marrëveshje për t’u dhënë fund luftimeve midis forcave amerikane dhe përkrahësve të klerikut.

//ze//

XS
SM
MD
LG