Lidhje

Sot në Shtetet e Bashkuara është Dita e të Rënëve - 2004-05-31


Sot në Shtetet e Bashkuara kremtohet Dita e të Rënëve, ditë kur amerikanët nderojnë bashkëatdhetarët e tyre që kanë dhënë jetën për lirinë e vendit. Që nga viti 1775, amerikanët kanë luftuar armiqtë e lirisë në shumë vende të botës, që nga fushat me baltë të Francës deri te kodrat me ngrica të Koresë. Presidenti George W. Bush tha se vendosmëria e Amerikës vazhdon të vihet në provë.

“Dy vjet pasi çliruam Afganistanin, trupat tona vazhdojnë të përballen me rreziqe. Koalicioni ynë po ndërmerr bastisje agresive për të zhdukur anëtarët e mbijetuar Talebanë dhe të Al Kaidës. Ushtria e re afgane po ndihmon në stabilitetin e këtij vendi. Afganistani vazhdon të ketë vështirësi por populli i këtij vendi është shumë larg ankthit që përjetoi nën regjimin Taleban.”

Më shumë se një vit pasi koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara rrëzoi nga pushteti Sadam Husenit, amerikanët ende shërbejnë në Irak. Presidenit Bush tha se terroristët në këtë vend vazhdojnë të përpiqen të pengojnë lindjen e demokracisë.

“Keta pjesëtarë të regjimit shtypës të Sadam Husenit dhe policia sekrete janë riorganizuar, riarmatosur dhe kanë përshtatur taktika të sofistikuara terroriste. Ata shpresojnë të shterrojnë durimin e amerikanëve, të koalicionit tonë dhe të irakianëve para se të formohet një qeveri e efektshme dhe para se irakianët të jenë të aftë të mbrojnë vetë lirinë e tyre.”

Gjatë gjithë historisë së tyre, amerikanët kanë qenë këmbëngulës. Para 60 vjetësh, qindra mijëra trupa amerikane së bashku me ato britanike dhe të shumë vendeve të tjera, po përgaditeshin për një prej operacioneve më të rrëzikshme dhe më të vështirë ushtarak në histori. Me 6 qershor të vitit 1944, filloi zbarkimi i trupave aleate në Francën e pushtuar nga forcat naziste. Lufta e Dytë botërore do të përfundonte në vitin 1945 me humbjen e plotë të Gjermanisë naziste dhe aleatëve të saj, Italisë fashiste dhe Japonisë perandorake.

Sot Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj përballen me një rrezik të ri. Presidenti Bush tha: “armiqtë tonë terroristë kanë një vizion, që i drejton ata dhe shpjegon të gjitha aktet e tyre të ndryshme të vrasjes. Ata përpiqen të vendosin regjime si ai Taleban, vend pas vendi në mbarë Lindjen e Mesme. Amerikanët si dhe miqtë dhe aleatët e tyre, tha presidenti Bush, do të jenë këmbëngulës dhe do ta mposhtin këtë armik si dhe do të ruajnë këtë botë të lirisë të fituar me shumë vështirësi.

//ze//

XS
SM
MD
LG