Lidhje

Policia e Malit të Zi ka gjetur automjetin dhe armët që mendohet se u përdorën për vrasjen e editorit të gazetës Dan - 2004-05-31


Policia e Malit të Zi thotë se ka gjetur automjetin dhe armët të cilat mendohet se u përdorën për vrasjen javën e kaluar të editorit të gazetës Dan.

Zyrtarë të forcave të rendit thonë se kanë gjetur një makinë të markës Volsvagen dhe dy pushkë automatike pranë vendit ku u vra të premten Dushko Jovanoviç. Policia tha se ka gjetur edhe targa serbe pranë automjetit, por nuk dha hollësi të mëtejshme.

Zoti Jovanoviç u qëllua për vdekje të premten kur po dilte nga zyra. Gazeta Dan për të cilën punonte, ka lidhje me Partinë opozitare Socialiste të Popullit e cila shpesh ka shprehur kritika ndaj qeverisë.

Vitin e kaluar zoti Jovanoviç u bë i pari gazetar i akuzuar për mospërfilljen e Gjykatës së Hagës, pasi gazeta Dan botoi emrin e një dëshmitari në gjyqin ndaj ish presidentit jugosllav Sllobodan Millosheviç.

//ze//

XS
SM
MD
LG