Lidhje

OBSH: Duhani ka lidhje të drejtpërdrejtë me varfërinë - 2004-05-31


Organizata Botërore e Shëndetësisë organizoi sot Ditën e Mos-Pirjes së Duhanit, për të tërhequr vëmendjen ndaj lidhjes së drejtepërdrejtë të duhanit me varfërinë.

Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se, studimet tregojnë se njerëzit më të varfër të botës, janë më të prirur për të pirë cigare dhe shumë prej tyre vuajnë nga sëmundje të shkaktuara nga duhani.

Po ashtu sipas studimit, të varfërit shpenzojnë më shumë për duhan, se sa për plotësimin e nevojave të tjera bazë si ushqimi, kujdesi shëndetësor dhe arësimimi.

Studimet po ashtu tregojnë se industria e duhanit shfrytëzon punën e të miturve, punonjësit e saj janë të ekspozuar ndaj lëndëve helmuese dhe dëmton mjedisin.

Zyrtarët e agjencisë së OKB-së, thonë se si rezultat i duhanit rreth 5 milionë persona në vit gjejnë vdekjen dhe sipas parashikimeve ky numër pritet të dyfishohet gjatë 20 vjetëve të ardhshëm.//ii

XS
SM
MD
LG