Lidhje

Irak:ende jo ujdi për presidentin e ardhshëm - 2004-05-31


Zyrtarët amerikanë dhe anëtarët e Këshillit Qeverisës në Irak nuk arritën të binin dakord se cili prej dy zyrtarëve të lartë irakianë do të bëhet president i përkohshëm muajin e ardhshëm.

Këshilli qeverisës i emëruar nga Shtetet e Bashksuara, njoftohet se është për emërimin e drejtuesit të tanishëm të këshillit, Ghazi al-Yawar, një udhëheqës i njohur suni. Ambasadori amerikan Paul Bremer dhe i dërguari i Kombeve të BAshkuara Lakhdar Brahimi mbështesin ish ministirn e jashtëm irakian, 81 vjeçarin Adnan PAchachi.

Debatet e sotme bënë që të shtyhet njoftimi i kandidatit për president që ishte planifikuar të bëhej sot.

Javën e kaluar Keshilli Qeverisës Irakian njoftoi se një politikan i njohur shi’it, Iyad Allawi do të ishte kryeministri i parë i pas-luftës i Irakut. Ky njoftim i kapi të papërgatitur zyrtarët e OKB-së që kishin planifikuar ta bënin njoftimin kur të ishin caktuar gjithë emrat e qeverisë.

Disa anëtarë të këshillit u janë ankuar gazetarëve për ndërhyrje të Shteteve të Bashkuara në procesin e emërimit. Zyrtarët amerikanë dhe ata të OKB-së nuk kanë bërë komente.

XS
SM
MD
LG