Lidhje

Depresioni mes të moshuarve; Mbipesha trupore - 2004-06-01


Depresioni

15 deri në 20 përqind e të moshuarave në Shtetet e Bashkuara vuajnë nga depresioni, por sipas një studim të kohëve të fundit, trajtimi në shtëpi i këtyre të moshuarve tregon se gjendja e tyre emocionale mund të përmirësohet dukshëm. Studimi u krye në shtetin Washington, me pjesmarrjen jo vetëm të mjekëve dhe pacientëve por edhe një numri agjencish shoqërore të cilat ndihmojnë për krijimin e një atmosfere të ngrohtë e familjare për të moshuarit që vuajnë nga vetmia dhe depresioni. Studimi u krye nga doktor Paul Çeshanovski dhe kolegët e tij pranë universitetit Washington dhe institucione të tjera. Në studim u përfshinë pleq si dhe një personel i kualifikuar, përfshi punonjës të ndihmave sociale. Ata zhvilluan mbledhje të shpeshta duke diskutuar mënyrat sesi mund të zgjidhen problemet emocionale si dhe duke i tërhequr të moshuarit në veprimtari të ndryshme e duke i bërë ata të bëheshin më aktivë. Doktor Çeshanovski thotë se këto takime u zhvilluan në një mënyrë sistematike dhe të organizuar në mjedise familjare. Pas 12 muajsh studimi, u vu re se shumica e të moshuarve që vuanin më parë nga depresioni, nuk i kishin më këto sipmtoma. Për mbarëvajtjen e studimit, doktor Çeshanovski përdori programin Pearls, një program me bazë në Seatle që nxit aktivitetin duke e bërë më të mirë jetën për të moshuarit, Ky program merret me të moshuar që vuajnë nga depresioni duke i vizituar ata në shtëpi. Doktor Çeshanovski beson se sipërmarrja ishte i suksesshme kryesisht sespe pasi programi Pearls sjell së bashku ekspertë dhe njerëz me përvojë nga komunite e agjenci të ndryshme shoqërore tek të cilët të moshuarit kanë besim. Sipas të dhënave në sajë të programit Pearls simptomat e depresionit ranë dukshëm dhe gjendja e përgjithëshme shëndetsore tek shumë të moshuar u përmirësua dukshëm. Pjesmarrësit në studim ishin të moshës mbi 60 vjeç, shumë prej tyre jetonin vetëm dhe 58 përqind e tyre kishin të ardhura vjetore nën 10 mijë dollarë.

Mbipesha trupore

Ndërkohë një studim i kryer edhe me ndihmën e qëndrës amerikane të kontrollit të sëmunsdjeve, tregon se edhe gjërat më të thjeshta mund të përmirësojnë shëndetin dhe jetesën tonë. Kjo është një rrugë pa zhurmë në rrethinat e qytetit Atlanta. Për miliona amerikanë kjo panoramë e qetë dhe e pastër është një vend ideal për të jetuar. Por është kjo aq e shëndetshme sa duket. Marnie Copeland është një prej 11 mijë banorëve që morrën pjesë në një studim të kohëve të fundit. Për katër ditë rresht, çdo lëvizje e saj u vëzhgua me kujdes. “Ditën e parë, unë dhe burri im hapëm ditarin dhe u befasuam kur pamë sesa pak kishim ecur në këmbë dhe sa shumë kishim lëvizur me makinë”, thotë ajo. Doktor Jim Sallis pranë spitalit të San Diegos, thotë se studimi tregon se njerëzit që banojnë në zonat ku njerëzit nuk mund të ecin dhe për të shkuar në dyqan apo restorant përdorin makinën, mundësia për t’u shëndoshur tej mase është e madhe. Në fakt kur këta njerëz u krahasuan me të tjerë që jetojnë brenda në qytete, u pa se rreziku për t’u prekur nga mbi pesha ishte 35 përqind më i vogël për banorët brenda qyteteve. Studimi tregon se çdo orë e shpenzuar në timon ose në ndënjësen e pasagjerit shton me 6 përqind gjasat për mbipeshë. Por a është mirëqënia personale shkak për mbi peshë. Ekspertët thonë se kjo varet nga personi, pasi ecja, vrapimi dhe ushtrimet fizike janë një alternativë e hapur për të gjithë.

XS
SM
MD
LG