Lidhje

Aspirina dhe kanceri i gjirit - 2004-06-02


Shkencëtarët thonë se sipas një studimi të ri, gratë që marrin rregullisht aspirinë mund ta pakësojnë rrezikun për t’u prekur nga kanceri në gji. Korrepondenti i Zërit të Amerikës Barry Newhouse na informon lidhur me këtë zbulim të ri.

Shkencëtarët thonë se sipas një studimi me pjesëmarrjen e rreth 3 mijë grave nga New Yorku, rezultoi se ato gra që merrnin aspirinë ishin më pak të rrezikuara për të patur kancer në gji se sa ato që nuk merrnin aspirinë.

Doktor Alfred Neugut është profesor i mjekësisë në Universitetin Columbia të New Yorkut dhe një prej autorëve të studimit.

”Marrja e një aspirine në ditë mendohet se pakëson rrezikun e kancerit të gjirit me rreth 25 për qind dhe se një tip i veçantë të kanceri të gjirit që kushtëzohet nga hormoni i estrogjenit.”

Doktor Neugut thotë se aspirina duket se zhduk prodhimin e hormonit të estrogjenit në gji. Estrogjeni është pjesërisht faktori që shkakton 70 për qind të kancerit të gjirit.

Rreth një në tetë gra amerikane preken nga kanceri i gjirit.

Mjekët thonë se nga përfundimet e studimit, nuk del se gratë duhet të fillojnë të marrin rregullisht aspirinë, për arsye se nevojiten më tepër kërkime lidhur me efektet anësore të aspirinës. Por gratë që aktualisht marrin aspirinë për sëmundje të tjera, mund të pakësojnë edhe mundësinë për të patur kancer në gji.

Studjuesi Andrew Dannerberg thotë se ky studim është i rëndësishëm edhe se ai shënon një moment të rëndësishëm përsa i përket parandalimit të kancerit të gjirit.

”Në kardiologji, për shembull, tashmë dihet se përdorimi i aspirinës, që është një substancë e cila lufton hipertensionin, ka efekte mbrojtëse nga sëmundja e arterieve. Onkologjia është ndoshta 15-20 vjet prapa në këtë fushë. Por, mund të them se studimi në fjalë përbën një moment të rëndësishëm, për arsye se tregon që mund të merren masa për parandalimin e kancerit, ne vend që thjesht të qëndrosh pasiv dhe të prekesh nga kjo sëmundje, thotë studiuesi Dannenberg.”

Rezultatet e studimit u botuan në numrin e fundit të Revistës Mjekësore, botim i Shoqatës Amerikane të Mjeksisë.//ii

XS
SM
MD
LG