Lidhje

Shqipëri: Acarimet mes socialistëve dhe demokratëve, bllokojnë punimet e parlamentit - 2004-06-03


Në Shqipëri edhe të enjten u bllokuan punimet e parlamentit i cili ishte parashikuar të vazhdonte diskutimin e projektligjit mbi kthimn dhe kompensimin e pronave. Shkak janë bërë sërish acarimet mes deputetëve të Partisë Demokratike dhe atyre të Partisë Socialiste.

Për një kohë të gjatë në parlament janë dëgjuar vetëm shkëmbime akuzash dhe fyerjesh personale, pa bërë të mundur shqyrtimin e asnjë neni për çështjen e pronave. Kryetari i parlamentit Servet Pëllumbi mbylli seancën pasi u sulmua ashpër nga kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha.

Edhe një seancë më parë të dy kishin shkëmbyer polemika dhe fyerje personale. Deputetët e Partisë Demokratike u mblodhën pranë foltores së kryetarit Pëllumbi e cila u rethua nga forcat e sigurisë.

Deri tani deputetët kanë mundur të miratojnë vetëm një pjesë të neneve të projektligjit për pronat ku ende nuk është e qartë nëse do të arrihet miratimi i tij me konsensusin e dy forcave kryesore politike.

Arrestohen 55 persona të akzuar për trafiqe

Në Shqipëri policia ka arrestuar ditet e fundit 55 persona të akuzuar për trafiqe si dhe ka bllokuar 7 hotele dhe 9 automjete në pronësi të tyre. Këto janë rezultat e fazës së parë të operacionit Mirazh 2004 i nisur që prej një jave në të gjithë vendin.

Ky operacion antitrafik zhvillohet njëkohësisht dhe në koordinimin me disa vende të tjera të Europës Juglindore. Policia shqiptare ka ushtruar kontrolle në mbi 500 mjedise, lokale, bare, restorante hotele dhe banesa duke shoqëruar nëpër komisariae mbi 600 persona.

Gjatë operacionit sipas njoftimit të ministrisë së Rendit janë identifikuar 75 viktima të trafikut ilegale, 5 prej të cilëve janë dërguar në qendrat e rehabilitimit.

Ndërkohë përveç personave të arrestuar policia ka shpallur në kërkim 18 të tjerë të dyshuar si të përfshirë në trafiqe, ndërsa 5 të tjerë ndiqen në gjendje të lirë.//kk//

XS
SM
MD
LG