Lidhje

Drejtori i CIA-s Xhorxh Tenet jep dorëheqjen - 2004-06-03


Drejtori i CIAs, Xhorxh Tenet dha dorëheqjen. Zoti Tenet, së bashku me zyrtarë të tjerë të lartë të administratës janë kritikuar për çështjen e informacioneve të zbulimit që i paraprinë ndërhyrjes amerikane në Irak dhe dështimin për të parandaluar sulmet terroriste të 11 shtatorit 2001.

Presidenti Bush tha dje se pranoi letrën e dorëheqjes së zotit Tenet gjatë një takimi të mërkurën mbrëma në Shtëpinë e Bardhë.

Presidenti e cilësoi zotin Tenet “një udhëheqës të fuqishëm dhe të aftë” dhe shtoi se ai dha dorëheqjen për arësye personale. Zoti Bush tha se i vinte keq të shikonte largimin nga detyra të zotit Tenet.

Në një fjalim emocional para punonjësve të CIA-s, zoti Tenet tha se vendimi i tij për të dhënë dorëheqje ishte i bazuar thjeshtë në mirëqënien e familjes së tij.

Ai vlerësoi gjithashtu punonjësit e CIA-s për punën e tyre të mrekullueshme, por vuri në dukje se e kaluara e agjencisë nuk është pa gabime.

Zoti Tenet do të qendrojë në postin e tij deri më 11 korrik dhe më pas drejtor në detyrë do të jetë zëvendës shefi i CIA-s, John McLaughlin.

//ze//

XS
SM
MD
LG