Lidhje

Putin: Përgjegjësit për shkatërrimin e infrastrukturës së Serbisë, të financojnë rindërtimin e  saj - 2004-06-03


Presidenti rus Vladimir Putin tha se personat përgjegjës për shkatërrimet e infrastrukturës dhe të ekonomisë së Serbisë duhet të financojnë rindërtimin e saj.

Zoti Putin iu referua bombardimit të Jugosllavisë nga Natoja në vitin 1999 në përgjigje të krizës në Kosovë. Ai tha se urat janë ende të shkatërruara në lumin Danub duke shkaktuar humbje për kompanitë evropiane.

Ai i bëri këto komente dje në vendpushimin Sochi të Detit të Zi pas bisedimeve me kryeministrin serb Vojislav Koshtunica i cili po viziton Rusinë.

Zoti Putin shprehu gjithashtu shqetësim rreth gjendjes në Kosovë. Ai tha se mbështet përpjekjet sërbe për vendosjen e paqes në Kosovë dhe se Rusia është gati të shtojë angazhimin e saj për të ndihmuar në gjetjen e një zgjidhjeje.

//ze//

XS
SM
MD
LG