Lidhje

Fillon java e ceremonive për nder të ish-Presidentit Regan - 2004-06-05


Një javë nderimi për ish-presidentin Ronald Regan filloi të hënën kur trupi i tij të dërgohet në bibliotekën presidenciale “Regan” në Simi të Kalifornisë.

Në bibliotekë, trupi i tij do të prehet për dy ditë, ndërkohë që amerikanët do t’i bëjnë nderimet e fundit presidentit të 40-të të Shteteve të Bashkura, i cili vdiq të shtunën në moshën 93-vjeçare.

Të mërkurën, trupi i zotit Regan do të dërgohet me avion në Washington, ku do të vendoset në Ndërtesën e Kongresit Amerikan për homazhe deri të premten, kur do të zhvillohet funerali në Katedralen Kombëtare.

Arkivoli me trupin e zotit Regan do të dërgohet në ndërtesën e kongresit përmes një karroce me kuaj gjatë një procesioni solemn përgjatë Constitution Avenue.

Presidenti Bush e shpalli të premtën ditë zie kombëtare për zotin Regan, i cili shërbeu si Presidenti i 40-të i Shteteve të Bashkuara për dy mandate: nga viti 1981 deri më 1989.

Në dekretin e tij, Presidenti Bush tha se zoti Regan e kishte rritur sigurinë e Amerikës e përhapur edhe më tej paqen, lirinë dhe demokracinë për miliona njerëz që jetonin në errësirë dhe shtypje.

Vlerësime të tilla për ish-Presidentin Regan kanë ardhur nga udhëheqës botërorë duke vlerësuar rolin e tij në rënien e komunizmit.

Amerikanë të zakonshëm kanë vendosur lule, flamuj dhe mesazhe e në vende të ndryshme kushtuar zotit Regan, përfshirë këtu librarinë e tij në periferi të Los Angelesit dhe shtëpinë e tij të fëmijërisë në Dikson të Illinoit.

Java e ceremonive merr fund me një ceremoni private varrimi të premtën pasdite vonë në Librarinë Regan.//kk//

XS
SM
MD
LG