Lidhje

Papa Gjon Pali i Dytë viziton Zvicrën - 2004-06-05


Papa Gjon Pali i Dytë arriti sot në Zvicër, ku u zotua se do të vazhdojë i përcjellë gjithë botës mesazhin e Krishtit. Autoritetet e aeroportit e ndihmuan udhëheqësin 84 vjeçar dhe shëndetlig të Kishës Katolike të ulej nga avioni.

Më pas, Papa lexoi mesazhin e tij në tri gjuhët kryesore që fliten në Zvicër, frangjisht, gjermanisht dhe italisht. Shenjtëria e tij do të qendrojë në Zvicër deri nesër në mbrëmje. Parashikohet që atij ti bëhet sonte një pritje madhështore nga mijëra të rinjë katolikë zviceranë në Bern. Shenjtëria e tij do të thotë nesër një mesh përjashta në kryeqytetin e Zvicrës.

//rd//

XS
SM
MD
LG