Lidhje

Harri Holkeri në Kosovë - 2004-06-05


Kryeadministratori në dorëheqje i Kosovës Harri Hollkeri, i cili mbërriti sot në Prishtinë për një vizitë lamtumirëse, u bëri thirrje qytetarëve të Kosovës që të të punojnë për një të ardhme më të mirë dhe të luftojnë kundër dhunës. Duke komentuar incidentin që ndodhi sot në orët e para të mëngjesit në Gracanicë pranë Prishtinës, ku u vra një i ri serb, zoti Hollkeri pyeti nëse kjo është e ardhmja që do populli i Kosovës dhe a është kjo e ardhmja e Kosovës. Ai bëri gjithashtu thirrje që në Kosov të mbështetet pasardhësi i zotit Hollkeri, i cili pritet të emërohet dhe të shkohet përpara me proceset e nisura, ndër të cilat ai përmendi, plotësimin e standarteve dhe dialogun me Beogradin.

Po sot, qeveria e kryeministrit Bajram Rexhepi, reagoi ndaj vrasjes së të riut serb në Gracanicë, duke thënë se dënon fuqishëm cfarëdo akti dhune pa marrë parasysh motivet. "Kriminelët duhet të vihen para gjyqit dhe sa më shpejtë të zbardhen motivet e këtij akti kriminal së bashku me aktet e tjera të pa ndricuara deri më tani", thuhet në një deklaratë për media të kryeministrit, i cili u bëri thirrje qytetarëve të Kosovës të ruajnë gjakëftohësinë dhe të bashkëpunojnë me organet e rendit dhe ligjit. Zoti Rexhepi nënvizoi se ndërtimi dhe forcimi i sigurisë dhe stabilitetit në Kosovë është rruga e sigurtë e së ardhmes dhe kërkoi që të gjithë të punojnë për këtë.

//rd//

XS
SM
MD
LG